Arbëri

Mustafa përkujton avokatin Shaban Manaj, në 18 vjetorin e vrasjes së tij

Descriptive Text

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot veprimtarin e shquar, kryetarin e parë të Degës së LDK-së në Istog, Shaban Manaj, në 18 vjetorin e vrasjes së tij.

Në përvjetorin e Shaban Manajt, kryetari Mustafa veçon kontributin e tij që dha për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, thuhet në njoftimin për media të LDK-së.

“Shaban Manaj ishte intelektual, veprimtar i devotshëm i cili në kohën më të vështirë për shtetin tonë punoi shumë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. Manaj ishte personalitet i veçantë i cili dha shumë për vendin tonë. Do të u jemi përherë mirënjohës burrave si Manaj e shumë të tjerë që në kohërat më të vështira, nuk u dorëzuan asnjëherë dhe punuan për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë”, ka shkruar Mustafa.