Arbëri

“Punëtorët në sektorin privat trajtohen si skllevër, 50 për qind pa kontrata pune”

Isuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, ka thënë se punëtorët në sektorin privat në Kosovë trajtohen si skllevër.

Ai ka thënë se “ende kemi punëtorë që paguhet 130 euro”.

Ndërkohë, sipas tij, numri i punëtorëve që punojnë pa kontrata pune arrin në 50 deri në 60 për qind.

“Ndoshta inspektorati nuk ka gjetur më shumë se 12 për qind, por është evidente që Inspektorati një muaj para se të inspektojë kompanitë u tregon se do të kryhet ai inspektim. Nuk mund të gjenden punëtorët pa kontrata me alamet vetura e alamet çanta”, ka thënë Azemi, në “Puls” të KTV-së.

“Punëtorët kryejnë deri në 1 mijë orë punë jashtë orarit të tyre të punës, brenda një viti”, ka thënë më tej ai.

Ai ka thënë se si sindikatë janë shumë të sigurt në këto të dhëna.

Me këto statistika nuk është pranuar Berat Rukiqi, kryetar i sapozgjedhur i Odës Ekonomike të Kosovës. Ai ka thënë se shkalla e informalitetit në Kosovë është rreth 30 për qind.

“Mendoj se duhet të kemi kujdes të mos përdorim terma shumë të mëdhenj, të themi trajtohen si skllevër, sado që mund të thuhet se gjendja megjithatë nuk është edhe aq e mirë”, ka thënë Rukiqi.

Duke qenë se mbron bizneset, në krye të Odës, ai ka thënë se shumica e kompanive janë të ballafaquara me

Zëvendësi i kryeinspektorit të Punës, po ashtu nuk është pajtuar me këto shifra.

“Në subjektet e inspektuara kemi gjetur se 4.2 për qind e të punësuarve nuk kanë pasur kontrata pune”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për vdekjen në vendin e punës, kur ka treguar se gjatë vitit 2018 në vendin e punës kanë vdekur 12 punëtorë, prej tyre 11 aksidentalisht dhe 1 ka qenë vdekje e natyrshme.

Image