Arbëri

Votohen disa projektligje, seanca vazhdon pasdite

Descriptive Text

Disa që kanë mbetur nga seancat e qershorit e disa ato të korrikut, ishin këto projektligjet që u hodhën në votim në pjesën e parë të seancës së sotme plenare të Kuvendit të Kosovës.

E me gjithë vështirësitë në kuorum, disa prej tyre arritën të kalojnë.

Ndër të tjera, Kuvendi sot miratoi në parim Projektligjin për kompetencat e zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë. Gjithashtu, u miratua në parim edhe Projektligji për Qasje në Dokumentet Publike dhe ai për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, transmeton kp.

Gjithashtu, në seancën e sotme kaloi edhe ligji për gjak dhe përbërës të gjakut. Derisa, për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Ndërmjetësim mungoi kuorumi.

Në seancën e sotme, Kuvendi i Kosovës e arriti kuorumin edhe për të kaluar pikën e parë të rendit të ditës, Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit "Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Siç tashmë dihet, në Kuvendin e Republikës së Kosovës është bërë praktikë mungesa e deputetëve pjesëmarrës në sallë.

Jo rrallë herë, kjo po bënë që pikat e rendit të ditës të kalojnë në seanca të tjera, të reja plenare, ku edhe aty kuorumi nuk po arrihet pa vështirësi.

Seanca pritet të vazhdojë pas orës 14:00.