Arbëri

Euro dhe dollari vazhdojnë rënien kundruall lekut

Në tregun valutor vendas të hënën, valutat kryesore euro dhe dollari amerikan vijuan të këmbehen me vlera më të lira se në fundjavë. Ndërsa monedhat e tjera u luhatën brenda intervaleve të vogla.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro blihet 125.80 lekë ose 0.04 lekë më pak se ditën e shtunë dhe dollari amerikan këmbehet 107.51 lekë ose 0.47 lekë më pak.

Aktorët e sektorit shprehen se, ecuria e këmbimit valutor po ndjek trendin e tregut, kërkesë-ofertë, ku në këtë sezon prurjet e turizmit favorizojnë forcimin e pozitave të monedhës vendase në këmbim me valutat.

Kursi sipas BSH-së

Monedha Kryesore

Lekë për njësi të monedhës së huaj

Dollar Amerikan

USD

107.51

-0.47

 

Euro

EUR

125.80

-0.04

 

Poundi Britanik

GBP

141.03

+0.45

 

Franga Zvicerane

CHF

108.36

+0.16

 

Jeni Japonez (100)

JPY

96.75

+0.70

 

Dollari Australian

AUD

79.57

-0.07

 

Dollari Kanadez

CAD

81.75

+0.19

 

Korona Suedeze

SEK

12.16

+0.02

 

Korona Norvegjeze

NOK

13.17

+0.02

 

Korona Daneze

DKK

16.88

-0.01

 

SDR

SDR

150.54

-0.35

 

Ari(OZ 1)

XAU

132127.64

-200.77

 

Argjend(OZ 1)

XAG

1656.73

-10.05

 

Juani Kinez (onshore)

CNY

15.83

-0.10

 

Juani Kinez (offshore)

CNH

15.80

-0.10

 

Lira Turke

TRY

22.58

+0.08