Arbëri

Demokracia Studentore: Nuk i ndalim protestat derisa rektori Dema të japë dorëheqje

Descriptive Text

Demokracia Studentore ka njoftuar se nuk do t’i ndalojnë aksionet dhe protestat derisa rektori i UP-së Marjan Dema, të japë dorëheqje dhe të përgjigjet para organeve të drejtësisë për dëmet që ia ka shkaktuar Universitetit të Prishtinës.

“Ne studentët nuk mundemi të qëndrojmë të heshtur dhe duar kryq derisa ky rektorë po e shkatërron Universitetin e Prishtinës dhe nuk i përgjigjej askujt pasi që e ka përkrahjen nga grupet e interesit. Rektori Marjan Dema duhet të përgjigjet para organeve të drejtësisë, ndërkaq ne kërkojmë llogari për tenderin te pishat, skandalin e rastit ‘Graniti’, skandalin me bursa, për avancimet e pa ligjshme, ngacmimet seksuale në UP”, thuhet në komunikatën e Demokracisë Studentore.

Mexhid Ramusa, përfaqësues nga Demokracia Studentore ka thënë, se është shumë shqetësuese se nga kush udhëhiqet truri i Kosovës, kërcënimet dhe shantazhet që po na behën nuk munden të na ndalin deri sa ky rektore të japë dorëheqje dhe të përgjigjet para organeve të drejtësisë.

“Për keqpërdorimet dhe keq menaxhimin e tij së fundi edhe për aferat e ngacmimeve seksuale kërkojmë edhe një herë nga organet e drejtësisë që t’i nisin hetimet” lidhur me skandalet tenderët dhe shpëlarjen e parave që po e bën përmes OJQ-ve”, Venture UP është themeluar nga prorektori për shkencë Dr. Faton Berisha që është në kundërshtim me ligjin pasi që është konflikt interesi ka thënë Ramusa.