Arbëri

Shumë shkelje në milionat që u dedikuan për pacientë jashtë institucioneve publike shëndetësore

Milionat e dedikuara për trajtimin e pacientëve jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike nuk bënë që ata të merrnin trajtimin e duhur.

Shumë shkelje, si pagesa të parregullta dhe shqyrtime me vonesa të rasteve urgjente, ka evidentuar një auditim i bërë Ministrisë së Shëndetësisë nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm.

7.8 milionë euro ishte buxheti që Ministria e Shëndetësisë kishte për vitin 2015 dhe 7.9 milionë për 2014 për trajtimin e pacientëve në rastet kur institucionet publike nuk mund ta ofronin këtë trajtim.

Mirëpo, raporti i auditimit vë në pah se MSH ende nuk ka bazë të sigurt të të dhënave, e cila do të shmangte ndërhyrjet në radhën e aplikimit.

MSH, sipas këtij auditimi, del se ka kryer pagesa, edhe pse në disa raste pacientët nuk i kanë marrë shërbimet nga institucionet private shëndetësore.