Arbëri

Kosova në konferencën e Sarajevës kundër terrorizmit

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni po merr pjesë në konferencën: "Formësimi i të ardhmes tonë të përbashkët", ku po diskutohet për të drejtat dhe vlerat fundamentale, në raport me sfidat që përbën ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Konferenca e cila po mbahet në Sarajevë, ka sjellë së bashku ministra të brendshëm dhe jashtëm nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani.

Hyseni si njëri nga panelistët kryesorë, foli gjerësisht për të arriturat në Kosovë në rrafshin e respektimit të vlerave dhe të drejtave fundamentale, si dhe për liritë fetare në raport me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.