Arbëri

“Wizz Air” inauguron fluturimin në “Adem Jashari”

Descriptive Text

Me një ceremoni inauguruese të fluturimeve të kompanisë ajrore “Wizz Air” në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” u shënua fillimi i operimeve në tregun kosovar të një prej kompanive më të mëdha në Evropë që operon me kosto të ulët.

Gjatë një konference për media menaxherja e komunikimeve në Wizz Air Sorona Ratz tha se është kënaqësi të shënohet edhe një arritje me rëndësi për Kosovën.

Ratz tha se linja e re ofron shërbime 19.99 euro për Budapest, kurse nga 22 qershori i këtij viti nisin fluturimet për Londër me çmime prej 39.99 euro.