Arbëri

Policia nuk i lejon 40 shqiptarë të vendosen në truallin komunal

Mbrëmjen e kaluar, shqiptarët që jetonin në lagjen e varfër të Lidlit të vjetër, në rrugën “rue des Deux-Esteys”, u vendosën në truallin komunal, përpara se të dëboheshin.

Policia ndërhyri natën e së enjtes në rrugën “Alexis labro” 141, në një truall komunal të Bègles në Francë pasi një grup shqiptarësh që jetonin në lagjen e varfër të në rrugën “Rue des Deux Esteys”, atje ishte vendosur pa autorizim.

Trualli i blerë nga komuna, është paraparë për ta vendosur kopshtin e fëmijëve, i cili në muajin shtator pritet të zgjerohet, shkruan “Sud Ouest”, përcjell Albinfo.ch. Pasi nuk ka pasur derë, terreni ka pasur qasje dhe shqiptarët kanë mundur të hyjnë aty.

Asaj nate, pak pas mesnatës, rreth dyzet shqiptarë kanë qenë duke pritur në rrugë, përgjatë rrugës së tramvajit C. Policia dhe organet komunale kanë qëndruar edhe më tej në vendngjarje për të shmangur prishjen eventuale të rendit.

Pas dy orësh ndërhyrjeje, shqiptarët, janë kthyer sërish në vendin e mëparshëm duke i marrë automjetet dhe gjësendet e tyre.