OVL e UÇK-së do që Policia të mos suspendojë ish-ushtarët që marrin pension invalidor, shëndeti i tyre është përmirësuar

OVL e UÇK-së do që Policia të mos suspendojë ish-ushtarët që marrin pension invalidor, shëndeti i tyre është përmirësuar

20 korrik 2018 18:41

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Pejë i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, që të mos suspendojë nga puna policët dhe oficerët e PK-së, ish-ushtarë të UÇK-së, sipas propozimit të bërë nga Inspektorati i Policisë, për shkak se ata marrin pension invaliditeti të luftës.

“Ne kërkojmë që këta policë të amnistohen, të paktën deri sa Komisioni Mjekësor Invalidor i formuar në fund të vitit 2017, të rivlerësojë gjendjen e tyre shëndetësore dhe të rivlerësojë shkallën e tyre të invaliditetit. Secili invalid i luftës, përfshirë edhe ata që deri më tani gëzojnë pension invalidor, do të vlerësohet para këtij komisioni, e ne jemi optimist se shumë bashkëluftëtarë, tani më janë shëruar dhe gëzojnë shëndet të mirë”, thuhet në njoftimin e OVL të UÇK-së.

“Ne shpresojmë që Drejtoria e Policisë, do e pres vendimin e rivlerësimit të tyre nga Komisioni Mjekësor, para se të marrë çfarë do vendimi në lidhje me çështjen”, thuhet më tej në këtë reagim të kësaj dege të OVL-UÇK.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme