Arbëri

Sipas ministrit Lekaj, Autostrada e Gjilanit do të përfundojë në afat rekorde

Descriptive Text

Prishtinë, 20 korrik - Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, pa nga afër sot punimet në Autostradën Prishtinë-Gjilan, dhe me këtë rast tha se ajo do të përfundojë në kohë rekorde.

“Kkjo autostradë do të përfundojë në kohë rekorde dhe sipas dinamikës së paraparë me kontratë”, citohet të ketë deklaruar ministri Lekaj pas inspektimit të punëve në të. Ai po ashtu ka thënë se sa i përket Ministrisë së Infrastrukturës të gjitha procedurat dhe punët janë kryer dhe se dinamika e punëve është e kënaqshme në këtë fazë të projektit.

Lekaj duke e vizituar trasenë përgjatë tërë projektit ka takuar edhe banorët, të cilët janë pronarë të tokave bujqësore, e të cilët kanë treguar mirëkuptim me qëllim të vazhdimit të punimeve edhe në ato pak segmente ku ka pengesa nga pronarët e tokave.

Ministri Lekaj lavdëroi Qeverinë Hradainaj, të cilës i përket, si e vetmja qeveri që ka filluar ndërtimin e gjashtë autostradave në të njëjtën kohë.

{gallery}