Arbëri

Sipas Tim Judah, marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të jetë e kundërt me Rezolutën 1244

Tim Judah, analisti britanik, vlerëson se teksti i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd, duhet të jetë e kundërt me Rezolutën 1244 të KS të OKB.

Lidhur me deklaratat se Rusia do të ishte kundër marrëveshjes që do të ishte në kundërshtim me vendimet e OKB-së, analisti Judah deklaroi se edhe Rezoluta në fjalë parashikon normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, njoftojnë mediet serbe, transmeton RTK.

”Për çdo rast BE pret që marrëveshja të arrihet deri nga mesi i vitit të ardhshëm dhe ende ka kohë për t’u arritur marrëveshja e pranueshme për të dyja palët”, deklaroi analisti Judah.