Arbëri

Biber: Çfarëdo marrëveshje Kosovë – Serbi duhet të përfundojë me njohjen Kosovës

Profesori i Universitetit të Gracës Florian Biber, vlerëson se marrëveshja mes Kosovës e Serbisë duhet të çojë drejt një rezolute të re të OKB-së, që do të mund ta zhvlerësonte Rezolutën 1244, që Kosovës t’i mundësohej anëtarësimi në OKB.

Ndërkohë që analisti britanik, Tim Xhuda, vlerëson se marrëveshja e re në mes të Kosovës e Serbisë do të duhej të ishte e kundërt me Rezolutën 1244.

Biber, për mediet serbe shtoi se “marrëveshja e çfarëdo forme në mes të Kosovës e Serbisë do të duhej të përfundohej me njohje ndërkombëtare të Kosovës”.

“Për Kosovën është e rëndësishme që të sigurojë anëtarësimin në OKB, që të mos ketë më vende Brenda BE-së të kundërshtonin pavarësinë e saj. Këtë hap do të duhej siguruar me marrëveshje, që konsideroj se është tejet e rëndësishme që të dyja vendet kanë pranuar për një marrëveshje të tillë”, transmeton RTK.

Për profesorin austriak, Florian Biber, njohësi i Evropës Juglindore, është e kuptueshme pse Rusia insiston që marrëveshja të mos dalë nga korniza e Rezolutës 1244, ngase do të pakësohej ndikimi i saj në atë vend e, rrjedhimisht, edhe në rajon.