Arbëri

Delawie: Injoroni lajmet e rreme, Kosova duhet t’i dijë qëllimet e veta

Ambasadori amerikan ka thënë se u takon palëve që te vendosin për marrëveshjen përfundimtare mes tyre. Ai insiston se Kosova e vetme duhet te arrij konsensus për këtë.

“Injoroni lajmet e rreme. Kosova duhet të kuptojë se cilat janë qëllimet e saj, dhe të përpiqet të arrijë njëfarë konsensusi sa i përket këtyre qëllimeve. Aktualisht në këtë jam i fokusuar ka shkruar Delaiwe në Twitter duke cituar veten në intervistën dhënë në KTV .

Derisa KTV-ja ka raportuar se Delawie nuk e ka bërë të qartë nëse ka ndryshuar qëndrimi amerikan sa i përket marrëveshjes finale Kosovë – Serbi. Ai herëve të kaluara nuk e konsideronte ndarjen e Kosovës si zgjidhje.