Meta i kënaqur për rekomandimin pozitiv të liberalizimit për qytetarët e Kosovës

Meta i kënaqur për rekomandimin pozitiv të liberalizimit për qytetarët e Kosovës

20 korrik 2018 14:04

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka pritur sot Bejtush Gashi,ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës, njofton kumtesa .

Meta me këtë shprehu kënaqësinë e vet për rekomandimin pozitiv që Komisioni Europian ka dhënë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai pret me kënaqësi që edhe Parlamenti Europian dhe Këshilli të miratojnë sa më parë këtë rekomandim, që qytetaret e Republikës së Kosovës më në fund të lëvizin të lirë në shtetet e Bashkimit Europian, transmeton Koha.net .

Meta theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi në mes të dy vendeve tona, por edhe shteteve të tjera të rajonit, në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, si dhe krijimin e një klime sa më të mirë dhe të sigurt për të gjithë Rajonin tonë.

Ai u interesua për bashkëpunimin në mes të dy shteteve në fushën e Emergjencave Cilivile dhe falënderoj ministrin Gashi, për angazhimin profesional të pjesëtarëve të Emergjencave Civile të Kosovës me rastin e fatkeqësive të ndryshme natyrore në vendin tonë, por edhe në rajon.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme