I zgjojnë në mes të natës, dëbohet familja kosovare nga Gjermania

I zgjojnë në mes të natës, dëbohet familja kosovare nga Gjermania

20 korrik 2018 13:57

Dëbohet nga Gjermania familja kosovare e përbërë prej 7 anëtarësh, të cilët ndodheshin atje që prej 3 vitesh

Një familje nga Kosova që jetonte në Oelsnitz të Gjermanisë, është dëbuar mbrëmjen e së martës nga autoritet gjermane. Prindërit dhe pesë fëmijët ishin tërësisht të integruar – në fushën e punësimit dhe mbi të gjitha në klubin e futbollit SV Merkur, shkruajnë mediet gjermane, transmeton Shqiptarja.

Ne nuk mund ta kuptojmë, kush duhet te ikë nga Gjermaninë dhe kush jo.

Familja kosovare kishte ardhur në Gjermani përpara tre vitesh, megjithatë Kosova u vendos në vendet me origjinë të sigurt. Familjes, pasi nuk iu njoh azili, i pati kaluar edhe afati i “duldung”.

Familja është marrë në dy të natës nga shtrati dhe është dëbuar.

Reiner Stöhr ka përcjellë familjen deri në Berlin, ku më pas kanë marrë aeroplanin për të fluturuar drejt Kosovës. Babai përveç që fliste mirë gjuhën gjermane, punonte si përkthyes. Kurse tre djemtë e tij luanin në klubin e futbollit të Merkur, kurse njëra vajzë aktivizohej me hendbollin e Oberlosaer.

Megjithatë integrimi i një familje nuk mund të vendosë për të ardhmen e azilkërkuesve të vendeve me origjinë të sigurt. Për këtë Këshilltarja e partisë së majtë Die Linken, Reiner Stöhr është tejet e zemëruar.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme