Arbëri

Shqipërinë në fundjavë e pret valë e të nxehtit, të hënën freskohet

Shqipëria do mbetet në periferi të valës së të nxehtit Afrikan, e cila gjatë mesditave të kësaj fundjave sjell temperatura mbi 30°C në 90% të territorit shqiptar.

Sipas Meteoalb, në zonat malore temperaturat maksimale variojnë nga 31 në juglindje deri 35°C zonat verilindore (Kukësi); në bregdet dhe zonat e ulëta temperaturat maksimale ngjiten në 35 – 36°C, por në zona specifike pritet që temperaturat maksimale të ngjiten lehtësisht mbi 38°C.

Dita e hënë sjell rënie të ndjeshme të temperaturave, vlera të cilat janë lehtësisht mbi maksimumet tipike mujore dhe do të vijojnë me luhatje të lehta deri në mesjavën tjetër.