Arbëri

Policia reagon ndaj KMDLNJ-së, thotë është e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave njerëzore

Descriptive Text

Monitorues të KMDLNj- së, në kuadër të mandatit për monitorimin e qendrave ku mbahen persona të privuar nga liria apo në mbajtje të dënimit, sot ka vizituar personat që u arrestuan mbrëmë në lagjen Kalabria.

Aksion policor në Prishtinë, një i arrestuar

Sipas KMDLNJ-së i ndaluari M. K 37 vjeç, ka deklaruar se është arrestuar në ora 18:00 në lagjen Kalabria dhe se nuk e ka kundërshtuar urdhrin e policisë duke dalë nga vetura me duar mbi kokë pas së cilës është shtrirë për toke dhe është prangosur.

KMDLNJ konstaton keqtrajtimin e njërit nga të arrestuarit mbrëmë në Prishtinë

Por Policia e Kosovës, sqaron se bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore, në funksion të zbatimit të ligjit, Policia ndërmerr veprime operacionale në funksion të realizimit të objektivave të saj.

“Për arritjen e këtyre objektivave Policia është e autorizuar sipas ligjit që konform situatës të zbatoj dhe aplikoj procedura standarde të operimit duke përfshirë edhe përdorimin e forcës fizike të domosdoshme, proporcionale dhe të nevojshëm për vënien në kontroll të personave të dyshuar. Në rastet sikur ky i fundit, i apostrofuar, ku kemi pas të bëjmë me arrestimin e personave të kërkuar ndërkombëtarisht për raste të vrasjes dhe të cilët gjatë arrestimit kanë qenë rezistent ndaj zyrtarëve policor dhe poashtu iu janë gjetur në posedim edhe armë, kërkohet qasje profesionale dhe veprime efikase operacionale për kontroll dhe shmangie të rrezikut potencial”, thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës.

Megjithatë, sikurse edhe herave tjera Policia e Kosovës thotë se pas vlerësimeve pasoperacionale do të trajtoj dhe analizoj të gjitha veprimet e zyrtareve policorë, duke përfshirë edhe shqyrtimin e raporteve zyrtare mbi përdorimin e forcës së mundshme.

“Ju konfirmojmë se PK-ja ka bashkëpunim të mirë me KMDLNJ dhe i merr për bazë deklarimet mbi dyshimet e ngritura për përdorimin e mundshëm të forcës ndaj një të arrestuari. Policia pas shqyrtimit dhe analizimit të të gjitha raporteve zyrtare dhe veprimeve të zyrtarëve policor, varësisht nga të gjeturat dhe rezultatet e dala, do të ndërmerr veprime adekuate konform autorizimeve ligjore. Prandaj, ju rikonfirmojmë që Policia e Kosovës është e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe është transparente për ofrimin e të gjitha informacioneve relevante për opinionin dhe mediat e që kanë të bëjnë me aktivitete policore dhe respektimin e të drejtave njerëzore në përgjithësi”, përfundon reagimi i PK-së.