Arbëri

Peticion në Serbi për heqjen e stemës së Ushtrisë së SHBA nga spitali në Nish

Descriptive Text

Në rrjetet sociale në Serbi ka nisur një peticion për heqjen e pllakës përkujtimore me stemën e Ushtrisë së SHBA dhe falënderimet për popullin amerikan dhe Qeverinë nga Klinika e kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike në Nish, që ishte vendosur me rastin e donacionit të ushtrisë së këtij shteti për këtë klinikë, transmeton Koha.net raportimin e medieve serbe.

Si shkas për këtë peticion përmenden pasojat reale dhe potenciale nga bombardimet e NATO-s në Serbi më 1999, për çka përgjegjëse është Ushtria amerikane.

Pllaka përkujtimore me stemën dhe mesazhin falënderues për “popullin amerikan, Qeverinë amerikane, mbi të gjitha për Ushtrinë amerikane për donacionin në pajime që do të shërbejë për shërimin e pacientëve në Klinikë “ është zbuluar më 21 qershor të këtij viti, transmeton Koha.net.