“Novosti”: Egjipti pritet ta tërheqë njohjen e Kosovës

“Novosti”: Egjipti pritet ta tërheqë njohjen e Kosovës

19 korrik 2018 10:31

Një delegacion parlamentar i Egjiptit sot qëndron në Beograd, transmeton Koha.net.

Siç shkruan gazeta e Beogradi “veçernje novosti”, njëra nga temat kryesore e takimeve të zyrtarëve serbë me ta nga Egjipti do të jetë tërheqja e njohjes së Kosovës nga Kajroja zyrtare.

Sipas kësaj gazetë, në qarqet diplomatike në Egjipt ka vullnet që të ndryshohet vendimi i marrë para pesë vjetësh për Kosovën, porse po pritet momenti i përshtatshëm.

Gazeta thotë se Egjipti gojarisht ka njohur Kosovën më 26 qershor 2013 derisa në pushtet ka qenë Vëllazëria myslimane pa dërguar notën e njohjes.

Pas disa ditësh në Kajro ndodhi ndryshimi politik. Ndërsa edhe pas pesë vjetësh nuk janë vendosur marrëdhënie diplomatike dh as në Kajro e as në Prishtinë nuk janë hapur ambasadat.

Siç ka thënë gazeta, rryma që gjithmonë ka qenë kundër njohjes së Kosovës, është e afërt me kryetarin aktual egjiptian Abdel Fatahu al Sisi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme