Haradinaj kërkon pika shtesë kontrolli në Merdar e te Dheu i bardhë

Haradinaj kërkon pika shtesë kontrolli në Merdar e te Dheu i bardhë

17 korrik 2018 19:49

Pas pritjeve të gjata dhe shtimit të kolonave të pritjeve në vendkalimet kufitare me Serbinë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kërkuar që në dy vendkalime të vendosen pika shtesë të kontrolli të dokumenteve të bashkatdhetarëve që vijnë në Kosovë, transmeton Koha.net.

Për këtë kërkesë që ia ka bërë ministrit të brendshëm të vendit, ai ka njoftuar në Facebook:

“Me qëllim të përshpejtimit të procedurave në vendkalimet kufitare, kërkova nga Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, që në Merdare dhe te Dheu i Bardhë të vendosen pika shtesë të kontrollit të dokumenteve dhe më shumë policë kufitarë. Kësisoj do të lehtësohen procedurat dhe pritjet e paarsyeshme të bashkëatdhetarëve tanë në kufi”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme