“Që nga vjet as në veri nuk ka operator të palicencuar në Kosovë”

“Që nga vjet as në veri nuk ka operator të palicencuar në Kosovë”

17 korrik 2018 19:19

Secili operator telefonik në rast se deri në tetor nuk e bën kalimin në kodin 383, mund të dënohet, raporton KTV.

Që të bëhet kështu, kryetari i bordit të Autoriteti Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka kërkuar edhe mbështetjen e anëtarëve të Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik.

Ai, gjithashtu, i ka njoftuar deputetët se gjatë vitit 2017 kanë arritur të ndërpresin sinjalin e të gjithë operatorëve të palicencuar që kanë operuar në Kosovë, madje edhe në veri të vendit.

Gashi ka thënë se arsyeja se pse nuk është zbatuar kodi 383 në qershor të këtij viti, është sepse operatorët e telefonisë mobile kanë kërkuar shtyrjen e afatit deri në tetor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme