Arbëri

Haradinaj: Anëtarësimi në BE dhe NATO, jetik për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar lart përkrahjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin Kosovës në proceset integruese.

Në takimin që pati të hënën në Prishtinë me zv.ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për çështjen e parandalimit të konflikteve, Pete Marocco, ai konfirmoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për finalizimin e disa proceseve, përfshirë edhe dialogun me Serbinë, shkruan sot Koha Ditore.

“Mbështetja e SHBA-së në proceset nëpër të cilat po kalon vendi, liberalizimi i vizave, finalizimi i dialogut me Serbinë dhe anëtarësimi në BE dhe NATO, është jetike për Kosovën dhe qytetarët e saj”, ka deklaruar Haradinaj gjatë takimit me Maroccon.

Në këtë takim, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan Greg Delawie, kryeministri Haradinaj e ka njoftuar Maroccon për arritjet në Kosovë në fushën e sundimit të ligjit, zhvillimin ekonomik, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë për paqen e qëndrueshme në vend dhe rajon. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)