Arbëri

Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar të angazhuara ta luftojnë ekstremizmin e dhunshëm

Descriptive Text

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim, lordin Tariq Ahmad, si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Me këtë rast ministri Gashi i njoftoi për angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sa i përket sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë dhe për përpjekjet që po bëhen në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit etj.

Të dy bashkëbiseduesit theks të veçantë i vunë sfidës së luftimit të ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm. Në takim, siç thuhet në njoftim, u diskutuan përpjekjet që ka bërë Republika e Kosovës në menaxhimin e terrorizmit, sidomos me programet për de-radikalizmin e personave të kthyer nga zonat e luftës.