Arbëri

Pacolli reagon ndaj ndalesës së flamurit të Kosovës në kampionatin në Rusi

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes rrjetit social Twitter, ka reaguar ndaj ndalesës së vendosjes së flamurit të Kosovës në kampionatin e Kupës së Botës në Rusi.

"I zemëruar ndaj veprimeve të Rusisë për ndalimin e përdorimit të flamurit të Kosovës gjatë finales së Kupës së Botës. Kosova është anëtare e FIFA-s dhe ju bëj thirrje që të reagojnë ndaj abuzimit që ka bërë Rusia ndaj Kosovës".

"Politika duhet të qëndrojë jashtë sportit", ka thënë Pacolli.

Reagimi i tij vjen pasi në stadiumet ruse, flamuri i Kosovës është i ndaluar të ekspozohet krahas disa flamujve tjerë.