Arbëri

Kosova renditet lart në ranglistën botërore të Indeksit për Liritë Ekonomike

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, priti në një takim Zëvendës-Presidentin e Fondacionit Heritage me seli në Uashington D.C. Dr James Carafano.

Në kuadër të këtij takimi, siç thuhet në njoftim, Pacolli e njoftoi përfaqësuesin e këtij Institucioni “me zhvillimet e gjithëmbarshme në Kosovë dhe përparimet e shënuara deri më tash”, ndërkohë që u diskutua në lidhje me mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në të ​ ardhmen.

Nga ana e tij, Carafano e ka njoftuar Pacollin në lidhje me Indeksin për Liritë Ekonomike dhe të arriturat e Kosovës në këtë drejtim.

“Është lajm i mirë, që Kosova vazhdon të renditet relativisht lart në ranglistën botërore të Indeksit për Liritë Ekonomike dhe në vendin e dytë në rajon, pas Maqedonisë. Kjo është dëshmi serioze për krijimin e sigurisë tek investitorët botërorë, që të investojnë kapitalin e tyre në vendin tonë. Ne, duhet të punojmë edhe më shumë, që të renditemi në top vendet e para”, ka thënë Pacolli.