Arrestohet një aktivist i VV-së, kjo e fundit kërkon nga qeveria t’i ndalë veprimet ‘jodemokratike’

Arrestohet një aktivist i VV-së, kjo e fundit kërkon nga qeveria t’i ndalë veprimet ‘jodemokratike’

16 korrik 2018 14:23

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një shkrimi që e kanë bërë publik në faqen zyrtare në Facebook, thonë se gjatë kthimit nga Shqipëria, është arrestuar aktivisti i partisë së tyre, Ardian Huli.

“Ardian Huli, sikur shumë aktivistë të Lëvizjes po përndjeken dhe po arrestohen vazhdimisht. Ndërrimet e qeverive janë bërë sikur maska që e mbulojnë fytyrën e vërtetë e cila ka për qëllim vazhdimin e dhunës ndaj veprimeve tona politike”, thuhet në postimin e tyre.

Arrestimi është bërë për aksione të mëhershme politike të cilat janë dëshmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese si të dëmshme, thotë Lëvizja.

“Projektet që cenojnë sovranitetin dhe demokracinë e vendit tonë ne nuk do t’i lejojmë të jetësohen, andaj kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistit Huli dhe e ftojmë Qeverinë e Kosovës që t’i ndalë njëherë e mirë këto veprime jodemokratike dhe luftimin e opozitës”, përfundon reagimi i tyre.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme