Arbëri

Mihajlloviq: Kosova po i gjendet në kohë të keqe Serbisë

Nënkryetarja e Qeverisë së Serbisë Zorana Mihajlloviq ka deklaruar sot se kur është në pyetje Kosova, ajo po i gjendet në kohë të keqe Serbisë, transmeton Koha.net.

Ajo ka shtuar se nuk ka zgjidhje ideale porse duhet shikuar të ardhmen dhe interesat e qytetarëve.

“Nëse duam të flasim për Serbi moderne e të zhvilluar, ne duhet të zgjidhim gjëra që na kanë pritur dhe për të cilat nuk jemi fajtorë”, citon TVPrva të ketë thënë Mihajlloviq.

Ajo ka përkujtuar se Serbia ka filluar ciklin e ri të investimeve në infrastrukturë duke theksuar se po niset me ndërtimin e “Autostradës së Paqes” Nish – Merdar.