Arbëri

Disbalanci i madh eksport - import në Kosovë

Kryetari i Shoqatës së Eksportueseve në Kosovë, Nexhet Hasani, ka thënë se Kosova është në një gjendje të keqe sa i përket balancimit të eksportit dhe importit.

Ai ka bërë të ditur se vetëm në vitin 2017, ka pasur 2 miliardë e 600 milionë euro importe dhe 420 milionë euro eksport, raporton Arta TV.

Sipas tij, ky është një disbalanc shumë i madh dhe duhet sa më shpejt që institucionet të ndërmarrin masa për përmirësimin e kësaj gjendjeje.

Ai ka thënë se në vendet e tjera, prodhuesi ndihmohet nga shteti, në mënyrë që të stimulohen kompanitë për prodhim më të mirë. Sipas tij, e njëjta do të duhet të bëhej edhe në Kosovë.