Arbëri

Edhe në Prishtinë ceremoni për dy vjetorin e dështimit të grusht-shtetit në Turqi

Descriptive Text

Pas ceremonisë së organizuar mbrëmë nga Ambasada Turke në Kosovë, shënimi i 15 korrikut ka vazhduar edhe sot.

Në Prizren shënohet 2–vjetori i dështimit të grusht shtetit në Turqi, në ceremoni Kurti dhe dy ish-presidentë

Në sheshin e Prishtinës qytetarë të shumtë, në mesin e të cilëve edhe krerë institucionalë nga komuniteti turk kanë marshuar, për t’i kujtuar 250 viktimat e rëna atë ditë, raporton KTV.

Ambasadorja turke ka thënë se organizime të ngjashme janë bërë edhe në vendet e tjera të Ballkanit.

Ajo ka shtuar se 15 korriku 2016 tregon fitoren e demokracisë ndaj grusht-shtetit. Ndërsa, për takimin e djeshëm ka thënë se pos Atifete Jahjagës, Fatmir Sejdiut e Albin Kurtit, të pranishëm kanë qenë edhe Ambasadori amerikan në Kosovë e ambasadorë të shteteve të tjera.