Arbëri

Kosova e vlerëson qëllimkeq tregun e përbashkët në Ballkan

Descriptive Text

Ideja për krijimin e një tregu të përbashkët në Ballkan nuk ka gjetur mbështetje në mesin e vendeve të Ballkanit, përfshirë Kosovën, e cila e ka kundërshtuar hapur këtë union, shkruan sot Koha Ditore.

Ideja për unifikim të tregut u riaktualizua muajin e kaluar në punimet e Samitit të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, i njohur si “Western Ballkan 6”, i mbajtur Sarajevë, e ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Në takim, përveç kryeministrit Mustafa, ishin edhe komisari i BE-së për Fqinjësi Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, si dhe kryeministrat e Bosnjë-Hercegovinës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë, si dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Alfano.

Ky samit është mbajtur në kuadër të përgatitjeve për samitin e radhës të përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE-së, si vazhdimësi e Procesit të Berlinit, i cili pas Berlinit, Vjenës dhe Parisit sivjet do të mbahet në Trieste të Italisë.... (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.