Tahiri kërkon votë unanime për Ligjin që do të forconte komunat

Tahiri kërkon votë unanime për Ligjin që do të forconte komunat

12 korrik 2018 23:39

Besnik Tahiri, koordinatori Nacional për Qeverisje Lokale në Qeverinë e Kosovës, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që ta votojnë njërin prej ligjeve me të cilin synohet që t’u jepet më shumë forcë komunave.

Projektligjin për Dhënien ne Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme te Komunës, do të jetë nesër në diskutim në seancën e Kuvendit e cila ka nisur sot (e enjte), por u ndërpre për mungesë kuorumi u shty për nesër.

“Me Projektligjin për Dhënien ne Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme te Komunës do të rregullohen dhe përcaktohen procedurat dhe format për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, si dhe procedurat e bartjes së pronave të paluajtshme të cilat administrohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në pronësi të komunës”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij në Facebook.

“Me erdhi mirë që edhe shoqëria civile po e mbështet vendimin dhe miratimin e këtij Ligji. Nesër pres nga Parlamenti që ta votojë Ligjin në lexim të parë. I ftojë deputetët e të gjitha partive parlamentare ta votojnë Ligjin unanimisht”, ka shtuar më tej ai.

Tahiri kishte folur edhe në Interaktiv të KTV-së (më 29 qershor) për rëndësinë e këtij Ligji. Ka thënë se kjo është njëra ndër punët që ai po merret me rolin e tij të ri në Qeveri, duke përmbledhur edhe inventarizimin e provave të Komunave. Kishte thënë se ky proces do t’u ndihmojë Komunave për zhvillim ekonomik.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme