Pacolli: Për humbjen e 8 mijë hektarëve dhe mos liberalizimin, kryeministri të japë përgjegjësi

Pacolli: Për humbjen e 8 mijë hektarëve dhe mos liberalizimin, kryeministri të japë përgjegjësi

12 korrik 2018 22:40

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ia ka përmendur kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, mënyrat se si ai u soll karshi demarkacionit, qysh para se të bëhej kryeministër.

Fillimisht, kur në krye të Komisionit për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, ishte Murat Meha. E ka përmendur se si e kishte kundërshtuar ashpër, ndërsa më vonë e votoi po atë demarkacion.

Ka thënë se edhe pas premtimeve të shumta, qytetarët ende nuk kanë liri për të lëvizur, dhe se liberalizimi nuk po bëhet. Me ratifikim e demarkacionit, thotë se Kosova humbi 8 mijë hektarë tokë, e për këtë Haradinaj duhet të japë përgjegjësi.

Postimi i plotë i Fitore Pacollit në Facebook:

Para se të bëhej Kryeministër ia përplasi hartat në fytyrë Murat Mehës duke premtuar se ai dhe partia e tij nuk do të lejonte humbjen e asnjë centimetri tokë të Kosovës.

Pasi u bë Kryeministër në fillim të mandatit pati deklaruar se “nuk duhet të lidhet Demarkacioni me Vizat”.

Pas disa muajve kishte harruar se çfarë kishte thënë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe kërkonte me ngulm që sa më parë të ratifikohet demarkacioni në versionin e Murat Mehës ani pse më herët e kishte kundërshtuar. Liberalizimi i vizave varej nga demarkimi i kufirit. Filloj të thoshte se menjëherë pas ratifikimit të demarkacionit Kosova do të marr liberalizimin e vizave.

Më 16 shkurt 2018 kishte uruar qytetarët e Kosovës duke u thënë “Me këtë po përfundojmë obligimin e fundit për liberalizim të vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë. Urime Kosovë”.

4 muaj pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, Kryeministri po hesht dhe nuk ka asnjë lëvizje përsa i përket rishikimit të kufirit.

Më 6 qershor të këtij viti, Kryeministri, në emisionin Interaktiv, filloj të na i shpjegon procedurat teknike që i aplikon Bashkimi Evropian deri tek vendimi final për liberalizimin e vizave, procedura të cilat nuk i kishte përmendur asnjëherë para ratifikimit të demarkacionit.

U ratifikua demarkacioni. U humbën 8 mijë hektarë tokë. Nuk u bë rishikimi i marrëveshjes siç u premtua. Nuk u bë liberalizimi i vizave. Por sot deputetët e partisë së Kryeministrit paskan marrë vendim të sjellin në Kuvend rezolutën për të kushtëzuar dialogun me liberalizimin e vizave. Kjo është me ba hajgare me qytetarët e Kosovës.

Për humbjen e 8 mijë hektarëve tokë dhe për mos liberalizimin e vizave Kryeministri duhet të jap përgjegjësi. Qeveria e tij e pakicës duhet të bie sa më shpejt që të jetë e mundur.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme