Arbëri

“Kampusi i UP-së ka potencial për zhvillim dhe shfrytëzim”

Raporti i vizionimit “Kampusi i Universitetit të Prishtinës, hapësirë publike e sigurt dhe e përshtatshme për të gjithë” trajton hapësirën e kampusit të UP-së.

Ky raport vizionues, siç thuhet në njoftim, vjen si rrjedhojë e një punëtorie ku pjesëmarrësve iu është ofruar mundësia të shprehin vizionin e tyre për këtë hapësirë. Qëllimi i punëtorisë ishte shqyrtimi i sfidave më të rëndësishme me të cilat ballafaqohen grupet e nënpërfaqësuara të qytetit dhe vizionimin e tyre sipas metodologjisë së planifikimit urban me pjesëmarrje.

“Kampusi i UP-së ka pozitë shumë të mirë në raport me qytetin, gjë që e bën atë të ketë potencial tejet të madh për zhvillim dhe shfrytëzim. Megjithatë kampusi i UP-së ka probleme serioze bazike si mungesa e aktiviteteve, identitetit, infrastrukturës bazike, qasje për persona me aftësi të kufizuara, etj, probleme këto të cilat i trajton ky raport”, thuhet në një njoftim të tyre.

“Kampusi i UP-së hapësirë publike e sigurt dhe e përshtatshme për të gjithë” aktivitet i realizuar në kuadër të projektit “Qytetet Gjithëpërfshirëse” - promovimi dhe përhapja e metodologjisë së planifikimit urban me pjesëmarrje” i përkrahur financiarisht nga Olof Palme International Center, që përkrahet nga Qeveria e Suedisë. Përmbajtja është përgjegjësi e EC Ma Ndryshe dhe nuk pasqyron doemos pikëpamjet e donatorit.

Këtu gjeni raportin e Ec Ma Ndryshe. 

{gallery}