Minatorët e shohin futjen në minierë si opsion të grevës Foto: Arkivë

Minatorët e shohin futjen në minierë si opsion të grevës

12 korrik 2018 17:07

Minatorët e "Trepçës" kanë hyrë në ditën e katër të grevës në shenjë pakënaqësie me draft-statutin e kombinatit “Trepça”, të miratuar nga Qeveria e Kosovës.

Gjatë muajit të kaluar, si formë paralajmëruese, minatorët kanë mbajtur greva njëorëshe. Por, sipas tyre, institucionet nuk i kishin shqyrtuar kërkesat e parashtruara.

Minatorët thonë se pa plotësimin kërkesave të tyre, ata nuk do të dalin nga greva dhe paralajmërojnë veprime tjera në rast të mospërmbushjes së kërkesave.

Shyqeri Sadiku nga Sindikata e Trepçës, thotë se opsion tjetër i grevës për ta është edhe futja në minierë, që siç thotë ai “situata mund të eskalojë, futja në minierë apo ngujimi aty, është opsion, që mund të lë edhe pasoja shumë të mëdha te minatorët”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme