Rusia nuk ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës

Rusia nuk ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës

12 korrik 2018 17:04

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, deklaroi sot se Moska zyrtare nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj në lidhje me Kosovën.

Ajo këto komente i bëri në një konferencë të rregullt për shtyp mbi çështjen nëse pozicioni i Rusisë ka ndryshuar gjatë javës së kaluar në lidhje me Kosovën, pas takimit të kryeministrit Dmitri Medvedev dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Ankara.

“Pozicioni ynë parimor mbi çështjen e Kosovës nuk ka ndryshuar”, tha Zaharova.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme