Arbëri

Mustafa thotë se demarkacionin e çon në Kuvend këtë muaj

Qeveria e Kosovës këtë muaj pritet që ta riprocedojë në Kuvendin e Kosovës projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Kreu i Qeverisë ka thënë se e kanë përgjegjësi që t’ua mundësojnë njerëzve të lëvizin pa viza, sepse mosratifikimi i demarkacionit po i mbanë ata të izoluar, meqë Bashkimi Evropian e ka vënë si kusht ratifikimin e demarkacionit.

“Unë mendoj që gjatë këtij muaji do ta procedojmë demarkacionin në Kuvend, do të shkojmë në Qeveri që ta aprovojmë ligjin për shënimin e vijës kufitare i cili duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. Nuk kemi ndonjë ndryshim ta bëjmë ligj, sepse mbetet ajo që ka qenë, marrëveshja për demarkacionin mbetet. Është përgjegjësi shumë e madhe për neve që të hapim mundësi që njerëzit tanë të lëvizin pa viza”, tha Mustafa, përcjell ksp.

Këto komente shefi i ekzekutivit i bëri pas vizitave që u bëri disa bizneseve në vend.