Policia e Dogana koordinojnë veprimet në pikat kufitare

Policia e Dogana koordinojnë veprimet në pikat kufitare

12 korrik 2018 14:34

Sot, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, u.d. drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, me bashkëpunëtorë, priti sot drejtorin e përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha.

Gjatë takimit u bisedua për tema me interes të përbashkët për dy këto institucione, me theks në ngritjen dhe avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, luftimin e ekonomisë joformale, luftimin e kontrabandës si dhe bashkërendimin e aktiviteteve në pikat doganore.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme