Sekretari amerikan i mbrojtjes përfaqësuesit e Ballkanit i pret në Zagreb

Sekretari amerikan i mbrojtjes përfaqësuesit e Ballkanit i pret në Zagreb

12 korrik 2018 13:43

Pas përfundimit të Samitit të NATO-së në Bruksel, Sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis do të udhëtojë nesër në Zagreb për të takuar përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të takimit të Kartës së Adriatikut me SHBA.

Pas ftesës së NATO-së për të nisur negociatat me Maqedoninë, SHBA-ja dëshiron të jap një mesazh të posaçëm përkrahës për vendet e Ballkanit.

Sipas komunikatës së Departamentit të Shtetit, vizita e Sekretarit Mattis është e para në rajon dhe do të takohet me ministrat e mbrojtjes së shteteve Kroaci, Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Kosovë, Bosnjë dhe Serbi.

Bëhet e ditur se zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj do të përfaqësojë Kosovën. Ai do të shoqërohet edhe nga ministri i FSK-së. Takimi pritet të mbahet nesër.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme