Serbia kremton 90 vjetorin e Trepçës, thotë se nuk ka kush që mund t’ia marrë Foto: Ilustrim

Serbia kremton 90 vjetorin e Trepçës, thotë se nuk ka kush që mund t’ia marrë

12 korrik 2018 13:01

Sot në Serbia është kremtuar 90 vjetori i themelimit të kombinatit xehetar – metalurgjik. Me këtë rast zyrtarë serbë kanë thënë fjalët të forta rreth kësaj ndërmarrje, transmeton Koha.net

“Trepça ka qenë më e fortë se sa stuhitë e luftës, jo stabiliteti polik dhe krizat ekonomike për shkak se është e është e vendosur në themele të forta mu sikur kështjellat dhe manastiret serbe, ka thënë me këtë rast drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.

Ai ka shtuar se Trepça në Qeverinë e Serbisë do ta ketë aleatin e përhershëm dhe besnik në përpjekjet që të ruhet në kohët e vështira, përcjell radio kim.

“Kur erdhi koha që ta mbrojmë, e mbrojtëm ashtu siç e mbroni serbi shtëpinë, pa lëshim pe dhe pa e menduar dorëzimin”, ka thënë GJuriq dhe ka shtuar se “armët” e Serbisë në këtë mbrojtje kanë qenë të pathyeshme argumentet ekonomike e juridike, ndërsa forca kryesuese e Serbisë kanë qenë bashkimi dhe harmonia.

Në kremtim është lexuar edhe letra e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili ka thënë se “Trepça ka qenë dëshmitare e kthesave të mëdha historike, ndryshimit të rregullimeve shoqërore dhe sistemeve politike porse, sipas ti, ua ka mbijetuar të gjitha sprovave dhe sfidave, transmeton Koha.net.

„Serbia do të vazhdojë pa kompromis të luftojë për të drejtën tuaj që ta administroni atë që e kanë krijuar paraardhësit që u takon juve, dhe derisa të jetë Serbia, Trepçën s’ ka kush që t’ua marrë nga duart”, ka thënë Vuçiq, transmeton Koha.net.

Ai ka theksuar se Trepça është shumë më shumë se sa një kompleks xehetar .

“Ajo është ide e të ardhmes më të mirë dhe progresit dhe ajo të jetë e bijve tuaj, ashtu siç ka qenë e juaja, e etërve dhe e gjyshërve tuaj” , shtoi ai.

“Kur dikush është përpjekur të marrë diçka që nuk është juaja, kanë harruar se Trepça është bërë një trashëgimi jo materiale, vlere që nuk preket dhe që nuk dekorohet.

Për këtë arsye, sipas tij, Trepçën e bart në vete çdo punëtor i cili në galeritë dhe në repartet e saj ndërtoi të ardhmen e familjeve dhe të popullit serb në Kosovë, ka përfunduar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme