Arbëri

Minatorët e Trepçës i kthehen protestave, nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre

Descriptive Text

Dhjetëra minatorë të Trepçës kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës dhe kanë paralajmëruar intensifikimin e protestave nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Minatorët kanë kërkuar njohjen e pensioneve dhe 70 për qind të pagës, mosha e pensionimit për ata të jetë nga 50 deri në 55 vjet, të krijohet ligji për invalidët e punës, të kenë stazh të benificuar, sigurim shëndetësor të punës, njohje të stazhit të punës për vitet 1989-99 dhe pension familjar, raporton Koha.net.

Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini ka kërkuar nga qeveria që së bashku me minatorët të gjejnë zgjidhje për kërkesat e tyre.

“Nuk do të tërhiqemi nga kërkesat tona”, ka thënë Ajdini.