Rukiqi nga sot në krye të OEK-së, lavdëron paraardhësin

Rukiqi nga sot në krye të OEK-së, lavdëron paraardhësin

12 korrik 2018 12:22

Berat Rukiqi ka marrë sot detyrën e kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës nga parardhësi i tij, Safet Gërxhaliu.

Kryetari i ri me këtë rast tha se procesi i zgjedhjes së kryetarit të Odës ka qenë transparente dhe model për të gjitha organizatat.

Ai lavdëroi punën e ‘suksesshme” të paraardhësit të tij Safet Gërxhaliu.

“Tri janë prioritetet që do të fokusohemi në këtë mandat. Janë rritja e punësimit përmes rritjes së eksportit. Harmonizimi apo mbyllja e hendekut mes tregut të punës dhe arsimit dhe digjitalizimi i përgjithshëm i ekonomisë. Këto tri pika do të jenë fokuset tona kryesore”, tha Rukiqi.

Kryetari i ri i ka ndarë mirënjohje kryetarit të deritashëm duke thënë se Gërxhaliu e ka sjellë odën në një pozitë që ka reputacion ndërkombëtar.

Në anën tjetër ish kryetari Safet Gërxhaliu ka thënë se rrugëtimi i tij në OEK ka qenë sfidues por është arritur që momentet e pavolitshme tië shndërrohen në inspirim për sukses.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme