Produktet organike gjermane Andechser Natur vijnë edhe në tregun tonë

Produktet organike gjermane Andechser Natur vijnë edhe në tregun tonë

12 korrik 2018 10:36

Andechser Dairy Scheitz është biznes familjar modern, me seli në Bavarinë e Epërme. Gama e produkteve të qumështit organik nga Andechs varion nga kosi kualitativ e deri në pije frutash të freskëta jogurti deri te ëmbëlsirat më të shijshme me djathë, dhe një përzgjedhje shumë e mirë e produkteve të qumështit të dhisë. Tani, të gjitha këto produkte organike mund të blihen edhe në tregun kosovar, përkatësisht në rrjetin e marketeve të Meridian Express.

Produktet organike ANDECHSER NATUR janë dhe e kanë të vërtetuar besimin për produkte tërësisht natyrale, të bëra ekskluzivisht nga materialet më të mira të papërpunuara dhe pa shtesa artificiale, pa shije dhe pa substanca të modifikuara gjenetikisht. Kompania përpunon rreth 115 milionë kg qumësht lope dhe rreth 9.4 milionë kg qumësht dhie çdo vit.

E gjithë kjo histori filloi kur gjyshërit e drejtoreshës ekzekutive, Barbara Scheitz, krijuan qumështin Andechser në mes të liqenit Starnberg dhe Ammersee, më shumë se njëqind vjet më parë, ata lanë veten të rrjedhin së bashku dhe të bëhen një me natyrën, epshin e tyre për jetën dhe dëshirën e tyre për veprim. Në vitet 1980, eko-pionieri dhe babai i Barbara Scheitz filloi të përpunonte qumështin organik. Në mes të viteve 1990, kur u fol gjithnjë e më shumë për intolerancën e qumështit dhe alergjitë, ai kishte idenë e përpunimit të qumështit të dhisë së bashku me qumështin e lopës, dhe tani produktet ANDECHSER NATUR, njihen në të gjithë botën.

Tani produktet organike, konsiderohen të klasit të lartë, siguria maksimale e produktit dhe cilësia e patëmetë flasin për veten e tyre. Për dekada me radhë çmime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare kanë dëshmuar cilësinë më të lartë të produktit.

Produktet e ANDECHSER NATUR, tani mund t’i gjeni edhe në dyqanet e Meridian Expressit( në Prishtinë: Rr. Ekrem Rexha, Arbëri, rr.B, rr.Ali Pashë Tepelena- Aktash, lagjja Marigona). të cilët janë distributorë zyrtarë të këtyre produkteve natyrore për tregun e Kosovës. Meridian Express është rrjeti i marketeve në vendin tonë, i cili udhëheq tregun me produktet e shëndetshme në të gjitha kategoritë.

(Artikull i sponsorizuar nga Meridian Express)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme