Tiranë, 11 korrik - Ndërsa merr pjesë në samitin e NATO-s që mbahet në Bruksel, kryeministri Edi Rama thotë se vendi është vlerësuar shumë pozitivisht për kontributin e dhënë, transmeton ATSH.
“Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, thotë kryeministri Rama.
Kryeministri shton se “duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
-
12 korrik 2018 01:04
-
Shpërndaje në: