Shtyllat e tensionit të lartë afër shkollës, lëndohen dy nxënës që luanin në oborr Foto: Ilustrim

Shtyllat e tensionit të lartë afër shkollës, lëndohen dy nxënës që luanin në oborr

11 korrik 2018 19:19

10-vjeçari Liridon Haxha ka marrë lëndime të shumta trupore, pasi u godit nga tensioni i lartë i rrymës, raporton KTV.

Ai ishte duke luajtur me një shok të tij në oborrin e shkollës “Besim Rexhepi”, në Komogllavë të Ferizajt, pasditen e së martës.

Axha i Liridonit thotë të jetë i habitur se si vendosen shtyllat e tensionit të lartë afër shkollës. Ai shton se dy fëmijët kanë marrë djegie të shumta në trup.

Ndërkaq, banorët që ishin afër shkollës kur ka ndodhur rasti, tregojnë që fëmijët kanë qenë në gjendje shumë të rëndë.

Ndërsa, drejtoresha e shkollës, thotë se ka qenë në pushime verore, mirëpo pas këtij rasti, do të bëjnë presion te KEDS-i që t’i largojë këto shtylla.

Por, edhe drejtori i Arsimit në Komunë e Ferizajt, Afrim Llabjani, thotë të jetë i informuar nga mediat për rastin, pasi edhe ai gjendet në pushim veror. Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Plastike në QKUK, Zejnë Buja, bën të ditur se në Qendrën Emergjente është bërë përpunimi i sipërfaqeve të djegura dhe fashimi i plagëve. Aktualisht, gjendja e fëmijëve është jashtë rrezikut për jetë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme