Minatorët e Trepçës vazhdojnë grevën, paralajmërojnë hapa të tjerë radikalë

Minatorët e Trepçës vazhdojnë grevën, paralajmërojnë hapa të tjerë radikalë

11 korrik 2018 19:09

Kanë hyrë në ditën e tretë të grevës më shumë se 1000 minatorë të kombinatit Trepça në Mitrovicë, raporton KTV.

Ata janë të pakënaqur me draft-statutin dhe kërkesat e tjera që kanë të bëjnë me punësimin dhe kushtet e tyre në punë. Por, edhe në ditën e tretë të kësaj greve, askush prej zyrtarëve të Qeverisë nuk ka shprehur interesim për t’i vizituar minatorët. E grevistët thonë se kësaj radhe nuk do të lëshojnë pe në kërkesat e tyre, të cilat i konsiderojnë si të ligjshme.

Në rast se kërkesat e tyre vazhdojnë të injorohen, ata paralajmërojnë hapa të tjerë. E, në përkrahje minatorëve të Trepçës u ka dalë edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Ai, nëpërmjet, një postimit në Facebook ka thënë se draft -statuti i Trepçës ka lënë jashtë shumë asete të rëndësishme të kësaj ndërmarrjeje. Ndryshe, minatorët para se të hynin në grevë të përgjithshme, ditë më parë mbajtën një protestë njëorëshe para Qeverisë së Kosovës, ku i bënë të ditura kërkesat e tyre, mirëpo as në këtë protestë, përveç disa deputetëve, askush tjetër nuk doli për t’i takuar.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme