Pas premtimeve nga institucionet, punëtorët e administratës së judikaturës pezullojnë grevën

Pas premtimeve nga institucionet, punëtorët e administratës së judikaturës pezullojnë grevën

11 korrik 2018 19:05

Gjashtë ditë ka zgjatur greva e punëtorëve të administratës në Gjykata e Prokurori, raporton KTV.

Ata kanë marrë zotimin e krerëve të KGJK-së, KPK-së e ministrit të Drejtësisë, se do të realizohen kërkesat e tyre, por, një gjë e tillë mund të ndodhë pjesërisht për kërkesën e tyre kryesore, që është rritja e pagave për 100%. Përveç rritjes së pagave, gjithashtu punëtorët kanë kërkuar rregullimin e statusit të tyre, si dhe zbatimin e rritjes së pagës, bazuar në përvojë.Greva gjashtëditore e rreth dy mijë punëtorëve të administratës, bllokoi sistemin e drejtësisë në vend, duke rezultuar me mijëra seanca të dështuara.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme