Maloku: Nëse Kosova zbrazet, politika mbetet pa privilegjet e pamerituara Foto: Ilustrim

Maloku: Nëse Kosova zbrazet, politika mbetet pa privilegjet e pamerituara

11 korrik 2018 18:23

Sociologu Fadil Maloku ka thënë se nëse zbrazen Kosova e Shqipëria, sipas një sondazhi të fundit, politika duhet të dijë se do të mbetet pa privilegjet që ka.

Sipas një sondazhi të Monitor.al, Kosovën do ta braktisnin 48 për qind e qytetarëve, ndërsa Shqipërinë 43. Në një anketë për këtë çështje qytetarët ishin pyetur se a do të konsideronin largimin nga vendi dhe të punonin jashtë shtetit.

Maloku këtë sondazh e ka quajtur paralajmërim të kobshëm.

“Paralajmërim i kobshëm; Kosova e Shqipëria, do zbrazen... Nëse, sipas sondazhit të Monitor.al, (që paska bërë në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor) Kosovën, do e braktisnin 48% të qytetarëve, kurse, Shqipërinë 43%, shkaku i punësimit, atëherë, unë i them politikës injorante gjithëshqiptare; Mbyllni, “dyqanet” e klaneve mafioze, s’bashku me kupolat e krimit e korrupsionit të paparë në gjithë rajonin! Sepse, thjesht, s’do keni më as blerje votash, as premtime bosh, e as premtime rrenacake, as klientelë militante, as verbëri partiake, as nënshtrim të tejskajshëm... e shumë e shumë do privilegje tjera të pamerituara”, ka shkruar ai në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme