Thaçi: Rusia duhet të njoftohet nga afër për bisedimet Kosovë-Serbi

Thaçi: Rusia duhet të njoftohet nga afër për bisedimet Kosovë-Serbi

11 korrik 2018 16:04

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur sot për takimin me kryeministrin rus, Dimitry Medvedev, gjatë vizitës së tij në Turqi.

Duke e konsideruar si takim të shkurtë, kreu i vendit tha se me kryeministrin rus diskutuan për hapat fillestar për komunikim në mes shtetit kosovar dhe atij rus.

Thaçi u shpreh se ata bashkërisht arritën në një konkludim se arritja e një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë do të çojë drejt ndryshimit të qëndrimit të Rusisë ndaj Kosovës, transmeton kp.

"Kemi diskutuar për mundësinë e fillimit të hapave fillestarë të komunikimit në mes të shtetit të Kosovës dhe Rusisë. Gjithashtu kemi diskutuar për procesin e negociatave Kosovë Serbi dhe mundësitë që Rusia të informohet më nga afërt dhe është konkludim i përbashkët se arritja e marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë do të hapë një perspektivë të sigurt që edhe Rusia të ndryshojë qëndrimin në raport me shtetin e Kosovës", u shpreh Thaçi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme