Arbëri

Thaçi: Avramopoulos më konfirmoi se së shpejti vijnë lajmet e mira për viza

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Komisioneri i Bashkimit Evropian për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, i ka konfirmuar se së shpejti do të vijnë lajme të mira për liberalizim vizash për kosovarët.

Thaçi në Facebook ka shkruar se Kosova meriton të hyjë në zonën Shengen.

“Edhe Komisioneri i BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos më konfirmoi se Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj më të drejt presin lajme të mira për liberalizimin e vizave dhe se ato nuk do të vonojnë. Qytetarët e Kosovës me padurim presin që ky proces të përmbyllet, duke i hapur rrugë lëvizjes së lirë në zonën Shengen. Kosova meriton të bëhet pjesë e mobilitetit në Evropë”